Ronaldo fton lojtarin e Juventusit te Al Nassr

Futboll

Ronaldo fton lojtarin e Juventusit te Al Nassr

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 17:09
Carlo Pinsoglio e Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka thirrur në klub portierin Carlo Pinsoglio nga Juventusi raporton La Gazzetta dello Sport.

Vihet re se Cristiano Ronaldo kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Carlo Pinsoglio kur luante në Torino. Te Juventusi, Pinsoglio konsiderohet si një hajmali në dhomat e zhveshjes.

Që nga rikthimi i tij në ekip në vitin 2017, portieri ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo u transferua te Al-Nassr në fund të vitit të kaluar.

Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin saudit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat