Shqiptari feston trofeun në Skoci, gjunjëzojnë rivalin e përjetshëm 

Futboll

Shqiptari feston trofeun në Skoci, gjunjëzojnë rivalin e përjetshëm 

Nga: K. G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 22:31
Celtic feston

Futbollisti shqiptar nga Mali i Zi, malazez Sead Hakshabanoviq, është paraqitur nga minuta e 84-të për ekipin e njohur Celtic dhe festuan trofeun e Kupës së Ligës.

Celtic fitoi Kupën e Ligës për herë të 21-të në historinë e tyre, duke vazhduar dominimin e tyre në futbollin skocez.

Celtic e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 rivalin e përjetshëm, Rangers, në në finale që u luajt në “Hampden Park”. 

Hakshabanoviq hyri në lojë në minutën e 84-të kur rezultati ishte 2:1 dhe pati dy raste të shkëlqyeshme për të hequr të gjitha dyshimet për fituesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat