Nga futbollisti te trajneri më i mirë i vitit 2022, FIFA shpall në mbrëmje fituesit

Futboll

Nga futbollisti te trajneri më i mirë i vitit 2022, FIFA shpall në mbrëmje fituesit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Trofeu

Në orën 21:00 në mbrëmje, FIFA do të ndajë çmimet më të mira për vitin kalendarik 2022.

Karim Benzema, Kilië Mbape ose Lionel Mesi do të zgjidhet lojtari më i mirë mashkull nga FIFA.

Një çmim shumë i rëndësishëm për vetë futbollistët por edhe tifozët. Gjithashtu do të ndahet edhe çmimi për trajnerin më të mirë, ku Karlo Ançeloti, Pep Guardiola dhe Lionel Skaloni sfidojnë njëri tjetrin.

Të gjitha çmimet dhe finalistët

Lojtari më i mirë për meshkuj : Benzema, Mbape, Messi

Lojtari më i mirë për femra: Mead, Morgan, Putejas

Portieri më i mirë për meshkuj : Bonu, Kurtua, Martinez

Portieri më i mirë për femra : Berger, Earps, Endler

Trajneri më i mirë i meshkujve : Ançeloti, Guardiola, Skaloni

Trajneri më i mirë i femrave : Bompastor, Sundhage, Uiegman

Çmimi Puskas : Oleksi (Uarta Poznan), Pajet (Olimpiakosi kundër Paok), Riçarlison (Brazil kundër Serbisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat