Shqiptari shkon në Kinë, pas shumë viteve ia kthen shpinën klubit të madh kroat

Futboll

Shqiptari shkon në Kinë, pas shumë viteve ia kthen shpinën klubit të madh kroat

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:06
Arijan Ademi

Dje, Arijan Ademi (31 vjeç) mund të jetë për herë të fundit në mesin e golashënuesve për Dinamon e Zagrebit. 

“Do të ishte një lamtumirë e bukur për klubin nga Maksimiri, në derbin ndaj Hajdukut duke fituar me rezultat 4:0 dhe kapiteni i të kaltërve shënoi golin e parë të ndeshjes.

Në të njëjtën kohë, skuadra iu afrua titullit të ri kampion, tashmë është 11 pikë para splitasve, por ka edhe ndeshje më pak, ndaj është gjithnjë e më e sigurt që titulli do të festohet sërish nga banorët e Zagrebi në fund të sezonit.

Lamtumirë, sepse Ademi me gjasë do ta vazhdojë karrierën në Kinë”, ka shkruar mediumi kroat “Veçernj List”.

“Arijan Ademi? Kam lexuar për të.

Në Kinë po vazhdon periudha e tranzicionit, disa nga lojtarët tanë janë interesantë për ta, por këtë nuk mund ta komentoj për momentin”, - tha shkurt Çaçiq.

“Lojtari më i dekoruar i Dinamos ka kontratë me kampionin e HNL deri në vitin 2026 dhe tani do të fitojë shumë para.

Është e qartë se kompensimi nuk mund të jetë i veçantë për shkak të moshës së tij, por Ademi u dha të kaltërve më shumë se një dekadë të karrierës së tij dhe e meritoi një transferim jashtë Kroacisë.

Pas Mislav Orshiqit, Çaçiq ka mbetur pa një tjetër nga lojtarët më të mirë”, shkruan media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat