Salah mund të largohet nga Liverpooli

Futboll

Salah mund të largohet nga Liverpooli

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:00
Mohamed Salah

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen.

Sulmuesi egjiptian do t’ju thotë lamtumirë “Reds” mbi të gjitha nëse klubi anglez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Fichajes”.

Përfaqësuesi egjiptian pëlqehet nga Paris Saint-Germaini, ndonëse e kishte vazhduar kontratën vitin e kaluar.

Klubi nga “Parku i Princave” është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për kartonin e “Faraonit”.

Kohë më parë spekulohej për një transferim të mundshëm të ish-futbollistit të Baselit, Chelseat, Romës e Fiorentinës në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat