Agjenti i Salahut mohon spekulimet për largim nga Liverpooli

Futboll

Agjenti i Salahut mohon spekulimet për largim nga Liverpooli

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 07:21
Mohamed Salah

Agjenti i Mohamed Salahut, Ramy Abbas, i ka mohuar spekulimet që egjiptasi do të largohet nga Liverpooli.

Ai i ka quajtur të pakuptimta këto lajme që po qarkullojnë rreth largimit të tij.

“E pakuptimtë. Kjo nuk është diskutuar apo menduar. Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve as që na ka kaluar nëpër mendje”.

Këto lajme thoshin që ish-lojtari i Baselit ka thënë që do të largohet nëse të Kuqtë dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat