PSG, i vetmi klub që paguan mbi 200 milionë euro paga për lojtarë

Futboll

PSG, i vetmi klub që paguan mbi 200 milionë euro paga për lojtarë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:39
Mbappe

Gjiganti francez i futbollit Paris Saint-Germain shpenzon më shumë para për pagat e lojtarëve nga të gjitha klubet në pesë ligat kryesore evropiane (Angli, Francë, Itali, Spanjë dhe Gjermani).

Hulumtimi i kryer nga SportsLens.com e tregon një gjë të tillë.

Kampioni i Ligës franceze paguan më shumë se 208 milionë euro paga për lojtarët në sezonin 2022/2023, i ndjekur nga kampioni i botës dhe Evropës, Real Madrid me 139.6 milionë euro dhe Barcelona me 119.12 milionë euro.

Parisienët janë lider edhe për sa i përket pagës mesatare për një futbollist, e cila shkon në 6.71 milionë euro.

Real Madridi është sërish në vendin e dytë me 6.07 milionë euro për lojtar.

Ato janë dy skuadrat e vetme të futbollit me paga mesatare mbi 6 milionë euro.

Lideri aktual në La Liga, Barcelona, është në vendin e tretë në këtë renditje me 5.41 milionë euro për lojtar, e ndjekur nga kampioni gjerman Bayern Munich me 5.07 milionë dhe kampioni anglez Manchester City me 4.78 milionë euro.

Klubet nga pesë ligat më të mira të futbollit shpenzuan 5.7 miliardë euro për transferime për sezonin 2022/2023, që është pothuajse 50 për qind më shumë se sezoni i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat