Reagon agjenti i yllit të PSG-së

Futboll

Reagon agjenti i yllit të PSG-së

Më: 1 mars 2023 Në ora: 12:15
Mesi, Neymar, Mbappe e Hakim

Achraf Hakimi po përballet me akuzën e përdhunimit, e ngritur nga një 24-vjeçare.

Në lidhje me këtë pretendim ka reaguar agjenti i anësorit të djathtë të PSG-së dhe kombëtares së Marokut.

Në një prononcim për Le Parisien, Fanny Colin mohoi akuzat e vajzës, e cila deklaroi në polici se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj.

“Akuzat janë të rreme. Achraf është i qetë. Ai është në dispozicion të drejtësisë.

PSG është gjithashtu në anën e lojtarit. PSG është një klub që promovon respekt brenda dhe jashtë fushës”.

24-vjeçari po luan sezonin e dytë me kampionat e Francës. Hakimi u transferua verën e vitit 2021 nga Interi te PSG për shumën e 68 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat