Dy dhurata për Ten Hag

Futboll

Dy dhurata për Ten Hag

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:15
Ten Hag

Erik ten Hag ka dy dëshira të mëdha për merkaton e verës.

Drejtuesit e Manchester United do të përforcojnë sërish skuadrën, ndërkohë që objektivi i madh quhet Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian po shkëlqen në Serie A me Napolin. Skuadra kryeson kampionati me 18 pikë më shumë se ndjekësit. Ndërkohë, Osimhen kryeson renditjen e golashënuesve me 19 realizime.

Blerja e 24-vjeçarit nigerian është një mision i komplikuar, por presidenca e “Djajve të Kuq” do të tentojë akordin me agjentin e sulmuesit dhe presidentin De Laurentiis.

Përveç tij, Ten Hag dëshiron në skuadër edhe një njohje të vjetër. Objektivi i dytë për merkaton e verës është Mohammed Kudus, mesfushori ofensiv i Ajaksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat