Ish-mesfushori ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, e shtyp treni

Futboll

Ish-mesfushori ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, e shtyp treni

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:18
Pelayo Novo Garcia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën. Pelayo Novo Garcia, ish-futbollist, ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren.

Ish-mesfushori, gjatë karrierës së tij luajti me klube si Oviedo, Elche, Cordoba, Lugo, Albacete dhe Cluj (Rumani).

Garcia ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare. Jeta e tij e shkurtër ishte e mbushur plot vuajtje pafund.

Garcia iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar. Ai humbi këmbët dhe u bë një atlet tenisi me karrige me rrota.

Në vitin 2021 u bë kampion i zonës së Asturias. Më vonë iu bashkua bordit të Federatës Austriake të Tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat