Guardiola kërkon mesfushorin e “harruar”

Futboll

Guardiola kërkon mesfushorin e “harruar”

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:34
Guardiola

Mançester Siti është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Çelsit, Mateo Kovaçiç, i cili hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në “Stemford Brixh” në fund të sezonit.

Kroati është bërë një pjesë e rëndësishme e bluve të Londrës, që kur u transferua nga Reali i Madridit në vitin 2018. Dhe 28-vjeçari ka regjistruar 207 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Por ndryshimet e shumta që ka bërë pronari Tod Bohli në merkato këtë sezon, e bëjnë të pasigurt edhe të ardhmen e Kovaçiçit në Londër.

Dhe sipas “The Telegraph”, kampionët e Anglisë janë gati që të përfitojnë.

Pep Guardiola e admiron lojtarin dhe me të ardhmen e Gundoanit, por edhe të Kalvin-Filipsit në dyshim, “qytetarët” e kanë vendosur emrin e Kovaçiçit në listën e dëshirave për merkaton e verës.

Por ata janë duke ndjekur njëkohësisht me interes edhe situatën e Belingamit te Dortmundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat