Messi merr ofertë nga Arabia Saudite

Futboll

Messi merr ofertë nga Arabia Saudite

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:39
Messi

Lionel Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-në.

Argjentinasi ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit. Mediat nuk e përjashtojnë mundësinë që Messi të largohet nga Parisi.

Gazetari spanjoll Juan Fontes pohon se futbollisti më i mirë në botë, do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Sipas Fontes, Al Ittihad ka përgatitur kontratë dyvjeçare për yllin argjentinas, me pagë prej 94 milionë dollarë neto në sezon.

Asnjë klub tjetër nuk pritet t'i ofrojë një kontratë të tillë argjentinasit, por pyetja e vetme është nëse ai është gati të ndjekë hapat e rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo dhe të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Ronaldo nënshkroi një kontratë me Al Nasr-in me vlerë 200 milionë euro në sezon dhe për shkak të tij tashmë kampionati i Arabisë Saudite u bë i ndjekur në të gjithë botën.

Messi më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Al Hilal.

Publikisht përfaqësuesit e këtij klubi thanë se kanë nevojë për ndihmë nga shteti për të përfunduar këtë transferim dhe u përmend edhe një shifër prej 300 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat