Real Madrid nuk e zgjat kontratën me Luka Modriçin

Futboll

Real Madrid nuk e zgjat kontratën me Luka Modriçin

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:25
Luka Modriç

Luka Modriç ka qenë prej vitesh një nga mesfushorët më të mirë në botë. 

Me 37 vite në shpinë, futbollisti legjendar ende mban lojën e Realit dhe është mahnitës në fushë.

Kontrata e Modric skadon në fund të këtij sezoni.

Ndonëse kanë mbetur më pak se tre muaj deri në përfundimin e tij, Luka ende nuk ka marrë ofertë nga Reali për të vazhduar bashkëpunimin.

Gazetari spanjoll Mario Cortegana, i cili ndjek ngjarjet në radhët e klubit mbretëror, ka shpjeguar se çfarë po ndodh në këtë rast.

“Real Madridi ende nuk i ka ofruar Luka Modriçit vazhdimin e bashkëpunimit.

Klubi nuk e vendos në rëndësi primare përderisa janë ende në lojë për të fituar të gjithë trofetë.

Nëse në fund Modriç nuk e zgjat bashkëpunimin me klubin, në Arabinë Saudite është opsioni më i sigurt për të”, thotë Cortegano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat