City bën gati dy largime

Futboll

City bën gati dy largime

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:28
Bellingham

City bën gati dy largime, ja dy afrimet e mëdha që mund t’i zëvendësojnë!

Manchester City është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të raportuara nga “The Telegraph”, klubi anglez ka në shënjestër Mateo Kovaçiç.

Mesfushori i Chelsea-t është alternativa e Jude Bellingham, objektivi numër një dhe ëndrra e të gjitha klubeve të mëdha evropiane.

Lamtumirat e mundshme të Bernardo Silvës dhe Ilkay Gündogan mund të bëjnë që “qytetarët” të hidhen në merkato për të gjetur zëvendësuesit.

Kroati 28-vjeçar mund të jetë një okazion i vërtet, teksa kontrata e tij me londinezët do të skadojë në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat