Vllaznia mposht Partizanin, Kukësi bie në Durrës

Futboll

Vllaznia mposht Partizanin, Kukësi bie në Durrës

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:56
Pamje nga ndeshja Vllaznai - Partizani

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia ka mposhtur 3-1 në Loro Boriçi Partizanin në një terren të vështirë kjo për shkak të shiut që pushtoi fushën.

Sa i përket ndeshjes, për vendasit shënuan Kaina dy herë 11′ 52, dhe Coba 33′, ndërsa për të kuqtë kishte ngushtuar më parë shifrat Preka 44.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë më 15 mars.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka mposhtur 2-0 në Niko Dovana Kukësin.

Të dy golat për Djemtë e Detit u realizuan nga Kallaku 59′, 72.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat