Martini flet për ndeshjen e radhës me Vllazninë

Futboll

Martini flet për ndeshjen e radhës me Vllazninë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:18
Edi Martini

Teuta ka mposhtur Kukësin në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Një pjesë e parë që Kukësi e dominoi, ishte fat që nuk shënuan, patën 2-3 që mund të na dëmtonin.

Pjesa e dytë foli payshim për ne, rritëm presingun arritëm të shënonim dhe bravo i qoftë djemve.

Kukësi i kishte marrë mirë masat, nuk bëmë presionin e zakonshëm në pjesën e parë, dhe skema funksionoi pjesën e dytë.

Nuk ka hakmarrje me djalin e nënës, nuk e quaj hakmarrje ndeshjen me Vllazninë e quaj ndeshje futbolli, do të jetë ndeshje e fortë, mundësisht ta fitojmë dhe ta marrë kush të jetë më i miri”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat