Hainer: E dominuam PSG-në, ta bëjmë sërish

Futboll

Hainer: E dominuam PSG-në, ta bëjmë sërish

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:02
Hainer

Te Bayern Munchen janë të fokusuar te përballja e 8 marsit ndaj PSG-së. Në “Allianz Arena” do të zhvillohet një finale e parakohshme në Champions, por bavarezët janë të avantazhuar pas suksesit 0-1 në kryeqytetin francez.

Në lojë është një biletë në çerekfinale, raund në të cilin kampionët e Gjermanisë duan të jenë me çdo kusht.

”Skuadra e tregoi në Paris që është gjithmonë gati në momentet vendimtare.

Ne e dominuam PSG-në, fitorja mund të ishte edhe më e thellë. Ne e kishim të qartë se kemi një skuadër të madhe, lojtarët thjesht duhet ta demonstronin këtë gjë.

Jam i bindur se do e bëjmë sërish.

Kam besim të plotë.

Kemi edhe stol plot alternativa, të gjithë do donin një stol si i Bayernit”, deklaroi presidenti Herbert Hainer.

Ndërkohë, trajnerin Julian Nagelsmann e shqetëson dëmtimi i Leroy Sane.

Lojtari i kombëtares gjermane, është ndalur në stërvitjen e fundit për shkak të problemeve në kyçin e këmbës, thekson Bild.

Sulmuesi rrezikon pjesëmarrjen në duelin ndaj PSG-së, por kontrollet e mëtejshme mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të 27-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat