Cilësohet si Ibra i ri

Futboll

Cilësohet si Ibra i ri

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:27
Kusi-Asar

Kusi-Asar i ka mahnitur të gjithë me aftësitë poseduese me sferën nën këmbë, aq sa edhe drejtorin sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç, e ka “hipnotizuar”.

Në mediat europiane, lojtari në fjalë shikohet si Zlatan Ibrahimoviçi i së ardhmes, marrë në konsideratë edhe nënshtetësinë e talentit 16-vjeçar, Suedinë. Aktualisht aktivizohet me akademinë e AIK Solona.

Bavarezët e kanë marrë në provë Kusi-Asar në dy raste dhe kanë mbetur të kënaqur nga cilësitë e tij.

Gjithashtu për talentin viking interesohen edhe ekipe që kërkojnë të përfitojnë kacidhe me promovimin e 16-vjeçarit si Benfika, Juventus apo Salcburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat