Çmenduria, 847 kilometra udhëtim për të qenë i vetmi tifoz i ekipit

Futboll

Çmenduria, 847 kilometra udhëtim për të qenë i vetmi tifoz i ekipit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:48
Tifozi

Ajo që ndodhi në raundin e 27-të të Serie B ishte tepër emocionuese.

Vetëm një tifoz ishte i pranishëm në Benevento, në stadiumin Ciro Vigorito, për të mbështetur ekipin e tij.

847 kilometra e ndajnë Bolzanon nga qyteti i Campanias, por një tifoz i tirolëve të jugut nuk u tremb nga kjo distancë dhe në fund ai ishte dëshmitar në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-0.

Të rinjtë e Pierpaolo Bisoli me këtë fitore, zunë vendin e katërt dhe janë vetëm 3 pikë nga vendi i dytë që do të thoshte ngjitje direkt në Serie A.

Gjesti i dashurisë së madhe të tifozit të tyre nuk ka kaluar pa u vënë re në sytë e lojtarëve në fushë.

Ata shkuan në të festonin bashkë me të dhe ta takonin në shenjë falemnderimi për besnikërinë e ekipit të tyre.

Lojtarët Andrea Masiello dhe Giovanni Zaro, donin të bënin më shumë dhe, në përfundim të sfidës, i dhuruan tifozit fanellat dhe tutat e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat