Revolucion në ekip?

Futboll

Revolucion në ekip?

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:51
Juventus

Juventus po punon për të ndërtuar mesfushën e së ardhmes dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon dy talentë nga Serie A.

Koopmeiners nga Atalanta dhe Hjulmand nga Leçe janë dy synime të freskëta për në merkato.

Nuk duhet harruar se Juventus nuk ka ndërprerë vrojtimin e Milinkovic Saviç nga Lazio, pasi edhe serbi pëlqehet shumë, por konkurrenca nga klubet jashtë Italisë do të jetë e lartë.

Juventus ka marrë të mirëqenë lamtumirat e Paredes dhe Rabiot, por edhe ato të Artur dhe Zakarias të cilët janë në huazim.

Holandezi i Atalantës dhe danezi i Leçes janë ato që përfaqësojnë dy nga profilet më të vlerësuara nga Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat