Vedat Muriqi në mesin e shënuesve e asistuesve më të mirë

Futboll

Vedat Muriqi në mesin e shënuesve e asistuesve më të mirë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:23
Vedat Muriqi

Fillimi i kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2024 po afron.

Këtë muaj do t’i hapet perdja fazës eliminatore, me Kombëtaret që do të mundohen ta sigurojnë nga një vend për në Evropianin e ardhshëm.

Por, UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare, në versionin spanjisht dhe portugalisht, e ka bërë një rifreskim të rrjedhës së Ligës së Kombeve, edicionin 2022/23.

Aty, në mesin e golashënuesve më të mirë dhe kontribuuesve në gola, gjendet edhe futbollisti ynë, Vedat Muriqi.

“Pirati” i “Dardanëve” i ka realizuar 5 gola në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, ndërsa i pati edhe 3 asistime.

E në listën e asistuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, Muriqi po ashtu është i treti me 3 asistime, por që këtë vend e ndan me disa lojtarë.

Muriqi nuk është duke shkëlqyer vetëm në La Liga, ku i ka realizuar 10 gola me Mallorcan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat