Napoli bën gati ofertën për Rrahmanin, ja sa do të përfitojë kosovari

Futboll

Napoli bën gati ofertën për Rrahmanin, ja sa do të përfitojë kosovari

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:34
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani do të nënshkruajë shumë shpejt një kontratë të re me Napoli-n.

Futbollisti kosovar është kthyer në një pikë kyçe të repartit mbrojtës napoletan ku së bashku me partnerin nga Koreja e Jugut, Kim, kanë qenë mjaft solid këtë sezon.

Për këtë motiv drejtuesit e klubit kampan duan ta shpërblejnë duke i ofruar një kontratë me kushte të përmirësuara.

Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja mes palëve është arritur dhe kapiteni do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim. 29-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re 3 vjeçare.

Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 2,5 milionë euro në vit.

Në këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Verona-s ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar dhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat