Gjimshiti: Gjithçka ndryshoi me Gasperinin

Futboll

Gjimshiti: Gjithçka ndryshoi me Gasperinin

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:44
Gjimshiti

Në një intervistë të gjatë për italianen “Tuttosport”, futbollisti i kombëtares, Berat Gjimshiti preku shumë tema të cilat lidhen me Atalantën dhe eksperiencën e tij me bergamaskët. Mbrojtësi theksoi se ky aktuali është një sezon shumë i ekuilibruar.

Ai iu rikthye edhe njëherë dëmtimit në fillimin e sezonit në sfidën ndaj Milanit ku fajtor ishte edhe lojtari i kuqezinjve Origi.

Paraqitja me Atalantën- “Statistikat personale të këtij sezoni me Atalantën janë shumë të rëndësishme për mua. Kur unë u transferova te Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik.

Sezoni aktual- “Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar.

Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”.

Dëmtimi- “Në dy ndeshjet e para të sezonit unë isha titullar, por më pas erdhi dëmtimi.

Pata një problem në sfidën me Milanit pas një dueli me Origin. Më pas kur u riktheva nga dëmtimi ishin të tjerë lojtarë që po bënin mirë në atë moment dhe nuk mund të rikthehesha menjëherë si titullar.

Por, nuk asnjë problem në këtë pikë sepse bëhet për të mirën e skuadrës”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat