Kompania ajrore josh zikaltërit

Futboll

Kompania ajrore josh zikaltërit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:01
Interi

Krisja e madhe me sponsorin kryesor të fanellës, “Digitalbits”, që nuk ka përmbushur marrëveshjen ekonomike dhe nuk ka derdhur asnjë prej kësteve të 24 milionë eurove që duhet të paguante këtë sezon, e ka detyruar Interin të jetë në ndjekje të sponsorëve të tjerë.

Ndërkohë që nuk mungojnë kontaktet me botën arabe të turizmit dhe në skenë kanë dalë emra si “Binance”, “Hisense” e “LeoVegas”, e mundësia më konkrete duket ajo e “Turkish Airlines”.

Ditën e djeshme është bërë e ditur edhe oferta e kompanisë ajrore, që në tavolinën e zikaltërve ka paraqitur një propozim prej 25 milionë eurosh në sezon për katër vitet e ardhshme dhe përveç kësaj u ka garantuar zikaltërve edhe fluturimet drejt transfertave me një prej avionëve të linjës.

Interi ka marrë kohën e vet për të vendosur, me verën që pritet të jetë afati përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat