Xavi: Nuk më pëlqen të fitojmë me kurdisje

Futboll

Xavi: Nuk më pëlqen të fitojmë me kurdisje

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:05
Xavi

Xavi Hernandez e ka mbajtur një konferencë për shtyp para përballjes së sontme me Real Madridin në “El Clasicon” e gjysmëfinales së Copa del Rey.

Trajneri i Barcelonës ndërkohë është ndalur të flasë edhe për akuzat ndaj gjigantit katalunas, për të cilin po spekulohet se i ndihmuan referët gjatë marrëveshjes që e kishte lidhur me Negreiran, ish-zëvendës president i Komisionit të Gjyqtarëve në atë kohë.”.

Megjithatë, legjenda katalunase thotë se ekipi nga “Camp Nou” nuk ka nevojë asnjëherë për ndihmën e referëve.

“Uroj që gjyqtarët të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndjenja ime, duke qenë pjesë e Barçës, është se gjyqtarët nuk na kanë ndihmuar kurrë.

Nuk më pëlqen të fitoj me trukime, e kam thënë këtë disa herë”, u shpreh trajneri i “Blaugrana”.

Barça do ta vizitojë sonte Realin në ndeshjen që do të luhet në “Santiago Bernabeu” duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat