Krasniqi protagonist te skuadra rumune

Futboll

Krasniqi protagonist te skuadra rumune

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:46
Ermal Krasniqi në veprim

Ermal Krasniqi gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e Cluj në Rumani.

Sulmuesi që u transferua në merkaton e janarit tek klubi rumun nga radhët e Ballkanit, shënoi në minutën e 15-të në ndeshjen e kampionatit ndaj UTA Arad.

24-vjeçari është përshtatur me lehtësi në skuadrën rumune ndërsa është shndërruar në një lojtar titullar të Cluj.

Ky ishte goli i tretë për Krasniqin me fanellën e Cluj teksa deri më tani numëron shtatë paraqitje.

Ndër të tjera, në llogaritë e sulmuesit është edhe një asist teksa Krasniqi synon që të ndihmojë skuadrën të fitojë kampionatin duke qenë se Cluj është në vendin e dytë të kampionatit me 2 pikë më pak se Farul Constanta.

Sakaq, kujtojmë se në radhët e UTA Arad aktivizohet nga minuta e parë Erion Hoxhallari ndërsa pjesë e rumunëve është edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës, Idriz Batha që nuk ishte pjesë e sfidës kundër Cluj të Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat