De Laurentiis kundër UEFA-s: Ja çfarë i thashë Agnelli-t

Futboll

De Laurentiis kundër UEFA-s: Ja çfarë i thashë Agnelli-t

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:31
Aurelio De Laurentiis

Aurelio De Laurentiis i pa filtra në një intervistë të dhënëi për Radio24 në të cilën ka komentuar gjendjen aktuale të futbollit.

Në fakt, presidenti i Napoli-t nuk i ka kursyer fjalët e ashpra:

“Ne luajmë shumë, i shkatërrojmë shumë lojtarët tanë dhe i nënshtrojmë ata ndaj rreziqeve të veçanta të cilat në rast dëmtimesh serioze mund të kthehen në humbje të mëdha kapitale.

Më bën të qesh kur më quajnë vizionar.

Ne jemi gjithmonë skllevër të mentalitetit të vjetër, nëse nuk je sipërmarrës, por sipërmarrësi kërkon gjithmonë zgjidhjet e së shkuarës, jo të së ardhmes.

“Futbolli është vjetërsuar. Europa si Amerika e Jugut janë kontinente të lashta dhe të vjetruara. Shtetet e Bashkuara janë një vend i ri dhe gjithmonë shkojnë një hap përpara. Të gjithë jemi përgjegjës për largimin e brezave të rinj nga futbolli, futbolli nuk është rinovuar, është i vjetër. Isha ndër të parët që mbështeta VAR-in”.

Presidenti i klubit napolitan u mor më pas edhe me temën delikate të kupave dhe Superligës duke bërë një provokim:

“I thashë Agnelli-t se donte ta bënte për një grup klubesh sikur të ishin elitë. Është gabim të bësh kompeticione për të mbushur arkat e UEFA-s që askush nuk e di se ku përfundojnë.

“Le të vendosim dhjetë miliardë në tavolinë dhe të bëjmë një kampionat europian, por pa topa me ato shorte të gabuar.

Gjashtëshja më e mirë e një kampionati madhor ose i pari i një kampionati të vogël duhet të luajë ndeshje direkte kundër të gjithëve.

“Por kujt i intereson të udhëtojë për Conference League dhe Europa League?

Por askush nuk dëshiron të flasë për të. Ky futboll nuk funksionon dhe ka vdekur. Kushdo që e menaxhon nuk ka interes ta lërë të ngrihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat