Ky gjyqtar gjykon në derbin Prishtina - Ballkani

Futboll

Ky gjyqtar gjykon në derbin Prishtina - Ballkani

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:11
Genc Nuza

Janë deleguar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Albi Mall Superligë.

Super derbi i kësaj jave padyshim se do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit, të dielën në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Ky duel i është besuar të drejtohet Genc Nuzës me ndihmësit Besnik Morina e Arbnor Bullatovci.

Super ndeshje pritet edhe në Gjilan mes Dritës dhe Llapit, me Dardan Çakën që do ta drejtojë atë duel me ndihmësit Meriton Berisha e Visar Klmendi.

Gramos Shala do të drejtoj duelin për mbijetesë mes Drenicës dhe Ferizajt, derisa Burim Jahmurataj është në Klinë në sidën Dukagjini Gjilani.

Gjyqtari me stemë të FIFA-s, Visar Kastrati do të jetë në Mitrovicë ku zhvillohet një tjetër ndeshje për mbijetesë mes Trepçës ’89 dhe Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat