Xavi: Jemi të lumtur me fitoren, por jo me lojën

Futboll

Xavi: Jemi të lumtur me fitoren, por jo me lojën

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:46
Xavi

Barcelona fitoi 0:1 në Madrid përballë Realit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit.

Xavi është i kënaqur me suksesin në sfidën e parë, aq më tepër ndaj “armiqve” të Realit.

“Rezultati është shumë pozitiv, por është edhe ndeshja e kthimit.

Jemi të kënaqur. Ia dolëm t’i kufizonim. Ata janë një skuadër që krijojnë shumë raste për gol.

Por ndaj nesh e krijuan rastin e parë të rrezikshëm në 89’.

Fituam shumë duele ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë.

Sigurisht që nuk e dominuam ndeshjen. Jemi të lumtur me fitoren, por jo me lojën.

Do të bëjmë pak ndryshime në ndeshjen e kthimit.

Është avantazh të luajmë përballë tifozëve tanë, por ky Real është shumë i fortë. Të njëjtën gjë do të thoja edhe nëse do të kishim humbur.

Duam të kualifikohemi në finale”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat