Çalhanoglu: Do të doja të përballemi me Milanin në Champions

Futboll

Çalhanoglu: Do të doja të përballemi me Milanin në Champions

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:23
Brozoviq e Çalhanoglu

Intervistë e gjatë me “La Gazzetta dello Sport” për Hakan Çalhanoglu, i cili bën një deklaratë të fortë në lidhje me Ligën e Kampioonëve.

“Një derbi kundër Milanit në Ligën e Kampionëve?

Do të doja të ndodhte, do të ishte histori.

Megjithatë, së pari duhet të përballemi me Porton në ndeshjen e kthimit.

Është një pengesë e madhe dhe shumë e vështirë. Do të përballemi në një stadium shumë të frikshëm, e njoh mirë atë vend.

Ëndrra ime është të fitoj Championsin me Interin, pse jo këtë vit.

Nëse luajmë ashtu sikur kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, ne mund ta fitojmë. Gjithsesi, duhet të punojmë fortë dhe të përgatitemi për sfidën ndaj Portos në Portugali”, është shprehur mesfushori turk i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat