Zbulohen debutuesit që do të ftohen nga Gjermania, mes tyre edhe sulmuesi shqiptar nga Kosova

Futboll

Zbulohen debutuesit që do të ftohen nga Gjermania, mes tyre edhe sulmuesi shqiptar nga Kosova

Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:05
Mërgim Berisha

“Do të kemi futbollistë të rinj në testet e marsit”, ishte fraza kryesore e Hansi Flik në deklaratën e fundit për shtyp.

Miqësoret ndaj Belgjikës dhe Perusë do të shoqërojnë përfaqësuesen e Gjermanisë, me misionin e rekrutimit të talenteve të reja që mund të shërbejnë si guri i duhur për t’u rikthyer te suksesi në “Euro 2024”.

Nuk mungojnë surprizat në emrat e lakmuar nga mediat gjermane si opsione të denja për t’u aktivizuar në dy duelet në fjalë, aty ku edhe lojtarë me origjinë shqiptare nuk do të mungojnë.

Porta: -Aleksandër Nybel ka gjasa të mëdha të bëjë debutimin si gardiani i kampionëve të 4- fishtë në miqësoret e marsit.

Mbrojtja -Timo Hyber, Malik Çao, Mishel Veiser dhe Maruis Volf do të formojnë murin mbrojtës në spektrin e debutuesve. Hyber po zhvillon sezon pozitiv në Bundesligë, sikurse Veiser dhe Volf. Çao nuk kishte se si të mungonte, i mbështetur në nivelin e dhënë me Milanin.

Mesfusha: Reparti ndërlidhës do të vinte me të tjerë emra surprizë si Janelt, i cili po zhvillon sezon më interesant me Brentfordin në Angli.

Reni Khedira është një tjetër personazh me rendiment të kënaqshëm, e dëshmuar nga forma mbresëlënëse e Unionit në ligën vendëse.

Frankfurti dhe Shalke do të merrnin pjesë në selektim, aty ku Ansgar Knauf dhe Tom Kraus do t’i identifikonin më së miri.

Mërgim Berisha (me origjinë shqiptare nga Kosova) do të ketë mundësinë të dëshmojë potencialin edhe me Kombëtaren.

Berisha për shumë vite ka qenë në kontakte edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, por në fundi vendosi të qëndonte me Gjermaninë në pritje të rastit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat