​City e Arsenali kërkojnë fitore të reja

Futboll

​City e Arsenali kërkojnë fitore të reja

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:57
Arsenali dhe Manchester City

Arsenali dhe Manchester City po vazhdojnë luftën e ashpër për titullin e kampionit në Premier Ligë, derisa skuadra e Mikel Artetas ka pesë pikë më shumë se ajo e Guardiolas në kreun e tabelës.

“Cityzens” do të kenë sot punë mjaftë të vështirë pasi do të ballafaqohen me skuadrën e Newcastle United që po lufton për një vend që në top katërshen e elitës së futbollit anglez.

Por, tre pikët e reja janë opsioni i vetëm për Guardilan për të ruajtur presionin mbi Arsenalin. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 13:30..

Ndërsa nga ora 16:00, Arsenali e pret Bournemouthin në “Emirates stadium”, ndaj të cilëve është favorit absolut në letër duke ditur se mysafirët janë të parafundit në renditjen tabelare dhe kanë mbledhur vetëm 21 pikë pas 24 ndeshjeve dhe rrezikojnë rënien në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Gabriel Jesus dhe Elneny janë dy mungesa të rëndësishme te Arsenali, ndërsa në formacionin startues pritet të jetë edhe kësaj here Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat