Manchester City sfidohet nga Newcastle

Futboll

Manchester City sfidohet nga Newcastle

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje e manchester Cityt

Top-ligat evropiane vijnë sot me disa duele tejet interesante.

Premier League do të startojë sot me duelin Manchester City-Newcastel, takim ky që luhet në kuadër të javës së 26-të dhe që nis në orën 13:30.

Kampionët në fuqi të Anglisë, në duel me Newcastle-n hyjnë me ambicie vetëm për fitore në mënyrë që të mbetet akoma në garë për kreun e tabelës.

‘Qytetarët’ aktualisht kanë 55 pikë në vendin e dytë, pesë me pak se Arsenali, kjo e fundit sot ballafaqohet me Bournemouth, ndeshje kjo që fillon në orën 16:00.

Në të njëtën kohë luhet edhe dueli mes Chelseas dhe Leeds United.

La liga sot vjen me katër ndeshjet e xhiros së 24-të, ku spikat dueli Atletico Madrid-Sevilla, ndeshje që nis në orën 21:00, derisa Mallorca e Vedat Muriqit para tifozëve të saj përballet me Elche.

Serie A, një tjetër ligë e fortë evropiane, sot ka rezervuar tri ndeshjet, ku veçohet dueli Fiorentina-Milan, ndeshje që luhet prej orës 20:45.

Sfida interesante pritet të luhen edhe në elitën e futbollit gjerman, ku sot do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e javës së 23-të. Ballafaqimi kryesor do të luhet mes Stuttgartit dhe Bayern Munich, më këta të fundit që kërkojnë pikët maksimale në mënyrë që të rikthehen në krye të tabelës pasi që Borussia Dortmund me fitoren e mbrëmshme ndaj Leipzig, kryeson elitën gjermane me 49 pikë, tri më shumë së ‘bavarezët’.

Ligue 1 sot rikthehet me dy ndeshje, ku dueli kryesor në ‘Parkun e Princave’, ku takohen PSG dhe Nantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat