Argjentina grumbullon talentin 17-vjeçar

Futboll

Argjentina grumbullon talentin 17-vjeçar

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:23
Valentin Carboni

Dhurata erdhi herët. Në listën e parë të skuadrës kampione të botës, Argjentina, trajneri Lionel Scaloni ka përfshirë edhe Valentin Carboni, talentin e Interit, bir i artit, i cili këtë vit me Simone Inzaghin ka përjetuar tashmë emocionin e debutimit në Serie A dhe në Champions League. Valentin është me nxitim, falë një talenti të pazakontë.

Sulmues i dytë mëngjarash, gjithë driblime dhe imagjinatë…; ky prezantim do të mjaftonte për ta krahasuar me të mëdhenjtë, ose të paktën për të fantazuar. Sepse cilësitë janë si një numër 10, i cili nuk është aspak i parëndësishëm nëse keni lindur në Argjentinë dhe ëndërroni të bëni emër në futboll.

Një ëndërr e realizuar për të riun Valentin, i cili tashmë ka mundësinë të hyjë menjëherë në historinë e futbollit argjentinas. Mbetet të shohim nëse do të debutojë në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme të “Seleccion” kundër Panamasë (23 mars) ose Curaçao (28 mars).

Carboni junior do të ishte startuesi i dytë më i ri ndonjëherë me kombëtaren e Argjentinës: pas madhërisë së tij Diego Armando Maradona (16 vjeç e tre muaj) dhe përpara idhullit të tij Lionel Messi (18 vjeç e një muaj). Me pak fjalë, një ëndërr me sy, pas lumturisë së madhe të thirrjes së parë.

Një vit më parë, në fakt, Valentin u thirr për herë të parë, së bashku me vëllain e tij Franko (2003). Por ai rast shpejt u shndërrua në një makth: me të mbërritur në Argjentinë, Valentin rezultoi pozitiv me Covid dhe mbeti i mbyllur vetëm në një dhomë pushimi, pa asnjë mundësi për të shkëmbyer një driblim me të tjerët, madje as atë për të qenë në gjendje ta përjetësojë momentin me një foto me Messin.

Franko ia doli dhe postoi atë moment të pabesueshëm në rrjetet sociale. Valentin, nga ana tjetër, mbeti në dhomë duke qarë. Kush e di, ndoshta nuk e kishte menduar se ai “tren” do të lëvizte më, por e kishte gabim. Ekziston një shans i ri në horizont. Dhe, këtë herë, me fanellën e parë të Argjentinës, me tri yjet e kampionëve të botës, pas triumfit në Katar.

Natyrisht, do të ketë kohë për të menduar për kombëtaren. Valentin sot vazhdon të rritet në Pinetina, nën sytë e Inzaghit dhe përkrah kampionëve të tjerë. Lautaro Martinez ishte menjëherë një pikë referimi, për rolin dhe për të qenë bashkatdhetar, siç ishte Joaquin Correa, lojtari i ekipit të parë që mbi të gjitha e mori nën krahun e tij mbrojtës, me disponueshmërinë e një vëllai më të madh.

Valentin shpërtheu te “Primavera”, ku fitoi titullin sezonin e kaluar së bashku me vëllain e tij Franko.

Por më pas mori rrugën e tij, duke pushtuar Inzaghin me magji, sakrifica dhe aplikim. “San Siro” e përshëndeti me duatrokitje 1 tetorin e kaluar, ditën e debutimit të tij në Serie A, kur hyri në fund të ndeshjes kundër Romës.

E para në Champions League për të ishte ndeshja ndaj Bayernit, në një tjetër tempull të futbollit botëror.

Nesër, Valentin do të jetë sërish në pankinë dhe do të presë, si gjithmonë, momentin e tij, nëse vjen.

Dhe në fund të muajit do të shijojë dhuratën më të madhe. Këtë herë fotoja me Messin është e detyrueshme. Pastaj, nëse do të vinte debutimi, do të ishte histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat