Nagelsmann: Ju tregoj lojtarin që do e ndalë

Futboll

Nagelsmann: Ju tregoj lojtarin që do e ndalë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:17
Nagelsmann: Ju tregoj lojtarin që do e ndalë

Bayern nuk e tremb Kylian Mbappe. Kampionët e Gjermanisë do të përballën me PSG-në të mërkurën. Në lojë është kalimi në çerekfinalet e Champions League.

Bavarezët fituan 0-1 takimin e luajtur në “Parc des Princes”.

Tani është radha të sfidohen sërish me kampionët e Francës, këtë radhë përpara tifozëve të tyre.

Mbappe është rreziku kryesor, por Julian Nagelsmann e ka një plan për ta ndalur. “Upamecano do të na ndihmojë me shpejtësinë e tij kundër Mbappe”, deklaroi trajneri i Bayernit.

Dayot Upamecano është kthyer në liderin e mbrojtjes së Bayernit. 24-vjeçari ka një mision të vështirë.

Por atë e ndihmon fakti që e njeh mirë Mbappe, pasi luajnë së bashku te kombëtarja e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat