Ja si mund të rreshtohet Kombëtarja shqiptare me Silvinjon

Futboll

Ja si mund të rreshtohet Kombëtarja shqiptare me Silvinjon

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:21
Shqipëria

Shqipëria do të nisë më 27 mars fushatën kualifikuese dhe për trajnerin Silvinjo debutimi do të jetë kundër Polonisë, teksa nuk do të ketë në dispozicion një ndeshje miqësore, pasi FSHF nuk arriti në një marrëveshje me kombëtaren e Uzbekistanit, me të cilën flitej se mund të luhej një miqësore.

Të gjithë tifozët dhe opinioni sportiv janë kuriozë se çfarë lojtarësh do të zgjedhë Silvinjo për këtë ndeshje.

Nëse do t’i referoheshim një formacioni hipotetik që tani duke u mbështetur në situatën e lojtarëve, në portë mendohet t’i besohet Etrit Berishës, me përjashtim të rikthimit të Strakoshës, i cili ka kyçin e dëmtuar.

Ndërkohë, duke marrë edhe për bazë skemën 4-2-3-1, që braziliani ka përdorur, në mbrojtje do të rreshtoheshin: Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj.

Ndërkohë, përpara mbrojtjes do të kishim: Abrashi ose Gjasula dhe Asllani. Ndërsa, para tyre: Uzuni, Bajrami, Çekiçi ose Muçi dhe Cikalleshi në majë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat