Hysaj: Ishim të fortë në mbrojtje ndaj Napolit

Futboll

Hysaj: Ishim të fortë në mbrojtje ndaj Napolit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:36
Hysajj në veprim

Elseid Hysaj e luajti të plotë takimin Napoli-Lazio (0-1). Lojtari i kombëtares shqiptare, u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes.

Shkodrani u tregua i vëmendshëm, bëri një punë shumë të mirë në prapavijë dhe në disa raste mori edhe krahun.

Pas fitores së mrekullueshme përballë ish-skuadrës së tij, Hysaj deklaroi: “Ndeshje e madhe.

Po rritemi si skuadër. Nëse kalon me sukses një test si ky ndaj Napolit dhe sheh progres, atëherë duhet të fillosh të besosh edhe më shumë te vetja.

Ne jemi të rritur dhe profesionistë. U treguam të aftë duke mos e humbur qetësinë. U treguam të gjithëve se dimë të luajmë dhe përballemi me skuadra të mëdha.

Çfarë ka ndryshuar te Lazio? Vjet ishim dobët. Këtë sezon dimë të bëjmë lëvizjet e duhura dhe gjithçka funksionin lehtësisht. Unë e ndjej besimin e shokëve dhe të trajnerit, është normale që gjërat të ecin mirë.

Mbrojtja funksionoi ndaj Napolit. Të gjithë ishim të përqendruar, nga portieri te Ciro (Immobile). Edhe nëse lëvizte një mizë, ne i bënim thirrje njëri-tjetrit që të bënim kujdes. E donim me gjithë zemër këtë fitore.

E menaxhuam si duhej çdo situatë. Sa më pak pësojmë, aq më shumë bëhemi të vendosur për ta mbajtur portën e paprekur. Për ne është një gjë e bukur fakti se jemi mbrojtja e dytë më e mirë në kampionat”, përfundoi 29-vjeçari.

Lazio është ngjitur për momentin në vendin e dytë. Napoli kryesues është 17 pikë larg. Objektivi i skuadrës së Sarrit është kualifikimi në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat