PSG heq dorë nga Salah, mësoni arsyen

Futboll

PSG heq dorë nga Salah, mësoni arsyen

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:07
Salah

PSG raportohet së ka hequr dorë nga ylli i Liverpoolit, Mohammed Salah.

Anësori egjiptian ka kohë po monitorohej nga parisienët, por sipas ekspertit të transferimeve Ben Jacobs, klubi francez po planifikon një sulm të klasit evropian, mes thashethemeve se Mbappe dhe Messi mund të largohen nga Parisi gjatë kësaj verë.

Sipas Jacobs, PSG është tërhequr nga gara për transferimin e Salah pasi që Liverpool nuk do ta shesë sulmuesin egjiptian.

Menaxheri i ‘The Reds’ Jurgen Klopp e do Salah-in në skuadër të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky sezon nuk ka qenë i mirë për Liverpoolin, të cilët tashmë janë rikthyer në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat