Tirana - Partizani, derbi i ‘shifrave’

Futboll

Tirana - Partizani, derbi i ‘shifrave’

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:36
Tirana - Partizani, derbi i ‘shifrave’

Derbi i Tiranës, më shumë se 70 vite histori mes dy skuadrave të kryeqytetit, ekipeve që kanë ndarë një pjesë të madhe të tortës së futbollit shqiptar.

Partizani dhe Tirana janë ndeshur plot 193 herë mes tyre ku “Demat e kuq” kanë arritur të dominojnë në vitet ‘40-‘60.

Ishte pikërisht kjo periudha më e errët e Tiranës që për rreth dy dekada nuk arriti të provonte asnjëherë shijen e fitores ndaj Partizanit superdominues në ato vite.

Këtë të mërkurë në orën 20:00 si rrallëherë në vitet e fundit, sfida më e nxehtë e futbollit shqiptar mbyll vitin dhe për më tepër cakton edhe skuadrën që do të finalizojë vitin me vendin e parë.

Vetëm një pikë diferencë mes të kuqve dhe bardhebluve, ndërsa sot nga largësia e dy muajve e gjysmë, dy skuadrat e krtyeqytetit rikthehen për kryqëzimin e dytë sezonal pas fitores së Tiranës në muajin tetor.

Në kampionat Partizani ka një avantazh të dukshëm fitoresh me 68 të tilla përballë 46 të bardhebluve ndërsa 51 ndeshje janë mbyllur në barazim. Më dominues janë shfaqur në kupë bardheblutë që regjistrojnë 13 fitore dhe 8 humbje në 28 ndeshje të regjistruara në total.

Nuk ka garë as në krahasimet statistikore të golave pasi Partizani ka gëzuar në 252 raste ndërsa Tirana e ka ndalur topin në rrjetë 213 herë por përballja më e rëndësishme, ajo e trofeve të fituar rikthen dominuese Tiranën që pas viteve 90 ka arritur të krijiojë një diferencë të madhe.

25 herë kampionë të Shqipërisë janë shpallur bardheblutë me 9 tituj më shumë se rivalët. Me një Kupë diferencë Tirana kryeson edhe në garën e këtij trofeu ku numëron 16 ndaj 15 që ka arritur të hipotekojë Partizani që nuk e ngre këtë trofe që prej 17 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat