Uzuni i pandalshëm

Futboll

Uzuni i pandalshëm

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:50
Uzuni i pandalshëm

Uzuni i pandalshëm. Sulmuesi beratas vijon të tregojë cilësitë prej bomberi në Segunda Division, teksa pasditen e sotme ka dërguar sërish topin në rrjetë.

Granada ia doli të triumfojë 1-3 me përmbysje në transfertën ndaj Burgos dhe të ruajë vendin e tretë me 54 pikë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi pikërisht golin e avantazhit në minutën e 84-t.

Ky është goli i 18 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson bindshëm renditjen e golashënuesve, me plot 7 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Golat e sulmuesit janë një lajm mjaft i mirë edhe për trajnerin Sylvinho.

Ky i fundit po planifikon skuadrën me të cilën do të nisë eliminatoret e Europianit, ndaj Polonisë më 27 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat