Xavi: Ne nuk e duam këtë

Futboll

Xavi: Ne nuk e duam këtë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:05
Xavi

Në vitet e fundit, Barcelona ka ditur gjithnjë të fitojë por edhe të dominojë përgjatë një 90-minutëshi.

Megjithatë, në sfidën e fundit ndaj Real Madrid të cilën e fituan me rezultatin 0:1, katalanasit nuk mundën të kishin zotërimin e topit duke ia lënë atë Los Blancos.

Kjo shkaktoi një zemërim tek tifozët të cilët nuk janë mësuar të shohin skuadrën e zemrës duke u mbrojtur.

Ndaj, trajneri Xavi Hernandez së fundmi shprehet se Barcelona është skuadra më e vështira për t’u trajnuar pasi asnjë nuk kënaqet vetëm me fitore.

“Këtu te Barcelona nuk janë mësuar vetëm me fitore, duhet që edhe të dominojmë kundërshtarin. Edhe mua në fakt më pëlqen të jem dominant, ndaj më shijoj më shumë triumfi në Superkupë ndaj Realit se sa ai në Kupën e Mbretit.

Për këtë arsye që Barça e ka detyrim të dominojë ndeshjet, unë them se është klubi më i vështirë për t’u trajnuar. Megjithatë, ndaj Real Madrid është gjithnjë e vështirë, të mos harrojmë se janë kampionët e Champions League. Kur ata të vendosin në vështirësi, të “shtrydhin”.

Fituam me 36% zotërimit të topit dhe ne nuk e duam këtë por duhet pasur parasysh se përballë kemi edhe një kundërshtar, e nuk është pak sepse bëhet fjalë për Real Madrid.

Nuk dominuam me topin në zotërim, por dominuam në lëvizjet pa top.

Është absurde të flasësh për zotërim të topit në momentin kur kundërshtari bën një mbulim një për një”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat