Shkëndija për fitore në Shtip

Futboll

Shkëndija për fitore në Shtip

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:11
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës duelin e radhës e luan në Shtip, ku përballë Bregallnicës vendase do të zhvillojë duelin e xhiros së 21-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

"Fitorja ndaj Pobedës të dielën e shkuar ka kthyer ekipin në rrugën e suksesit dhe ajo që këtë kërkohet tani është vazhdimësia.

Tradicionalisht, përballjet me Bregallnicën sjellin vështirësi për kuqezinjtë, por gjithashtu nga e kaluara shpesh jemi ngritur pikërisht përballë këtij rivali, nga të cilët nuk njohim humbjen prej prillit të vitit 2014.

Bregallnica pas 20-të xhirove mban vendin e 6 në renditje me 25 pikë të tubuara (6 fitore, 7 barazime, 5 disfata). Gjysmësezonin pranveror ekipi nga Shtipi e ka nisur me barazim pa gola në fushë të vet me Skopjen, derisa xhiron e shkuar fituan 0:1 transfertën me Rabotniçkin.

Në dy takimet e fundit mes veti në Tetovë në vjeshtë dhe sezonin e shkuar në Shtip rezultati ishte baraz 0:0. Jo rrallë duelet mes këtyre dy skuadrave kanë prodhuar edhe shumë gola, ndërsa si që përmendëm më lartë kuqezinjtë nuk njohin humbjen nga viti 2014, prej kur deri tani në 15 ndeshjet e fundit kanë bilans prej 10 fitoreve dhe 5 barazimeve.

Ljupço Doriev, Bruno Dita dhe Dashmir Elezi janë jashta kombinimit për lojë kundër Bregallnicës, ndërsa në dyshim mbetet Ferhan Hasani me të cilin stafi teknik nuk dëshiron të nxitojë për ta aktivizuar.

Lëndimi në kokë në takimin me Shkupin e la një kohë jashta procesit stërvitor dhe kapiteni tashmë duket shumë më mirë, por mbase edhe disa ditë mos ngarkesë maksimale do t’i bënte mirë.

Gjithsesi ai është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Shtipit, ndërsa para ndeshjes do të vendoset nëse do të fillojë ndeshjen, do të jetë në bankinë apo fare nuk do të konkurojë për të luajtur. Almir Rexhepi është rikuperuar dhe pas kthimit në Shkëndijë në janar, për herë të parë futet në kombinim për lojë", - njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat