Ten Hag: Më merrte gjumi edhe pse largova Ronaldon

Futboll

Ten Hag: Më merrte gjumi edhe pse largova Ronaldon

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:38
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka folur rreth vendimit për të larguar yllin portugez, Cristiano Ronaldo, nga ekipi, pasi ky i fundit shpërtheu në një intervistë. Holandezi tha se nuk kishte probleme me gjumin edhe pas atij vendimi.

Ronaldo u largua nga djajtë e kuq në nëntor pas një interviste famëkeqe televizive me Piers Morgan në të cilën ai kritikoi klubin. Ten Hag ka folur për largimin e ish-yllit të tyre nga klubi dhe këmbënguli se ai nuk ishte i shqetësuar nga vendimi për ta lënë atë të largohej nga Old Trafford.

“Unë kisha arsyet e mia. Ishin të dukshme dhe i dija edhe pasojat. Mund të kishte një rezultat negativ. Kjo është gjithmonë e mundur në futboll. Por unë nuk shqetësohem. Unë gjithashtu fle mirë, edhe gjatë atyre netëve. Unë duhet të marr vendime në lidhje me avancimin e klubit dhe ekipit”, tha ai.

"Kjo është puna ime dhe kjo është përgjegjësia që kam - dhe duhet t'u qëndroj atyre vendimeve. Më duhet të përballem me pasojat dhe ndikimin e vendimeve të mia, jo vetëm afatshkurtër por edhe afatgjate. Natyrisht, nuk ke gjithmonë shumë kohë, në atë periudhë më kujtohet se kishim 10 ditë që të mendoja se cila do të ishte më e mira, gjithmonë duhet të mendosh me strategji.”

Që atëherë, Ten Hag e ka udhëhequr Unitedin drejt trofeut të parë në gjashtë vjet e fundit, pasi ata mundën Newcastlen për të ngritur Kupën Carabao. Djajtë e Kuq janë gjithashtu në çerekfinalet e Kupës FA, në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Evropës dhe janë të tretët në Premierligë nën drejtimin e holandezit.

Mançester United ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në Premierligë, duke u mposhtur 3:2 ndaj Arsenalit në janar. Që nga rifillimi i garës pas pushimit të Kupës së Botës, asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë pikë se Djajtë e Kuq (23).

Skuadra e Ten Hag do të përballet me Liverpoolin në Anfield sot dhe më pas mirëpresin Real Betisin në Old Trafford të enjten për ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/8 së Ligës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat