Lukaku, gjuetia e golit të 50-të në Serie A

Futboll

Lukaku, gjuetia e golit të 50-të në Serie A

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:40
Lukaku

Vija e finishit është një hap larg, dhe do të ishte një simbol i shkëlqyer i rilindjes dhe hakmarrjes në lidhje me një të kaluar shumë të afërt, që probleme ka krijuar pafund.

Lëndimi dhe ripërsëritje e tij, Kupa e Botës e mallkuar në Katar dhe më pas përpjekja për të gjetur atë formë që një fizik si Romelu Lukaku sigurisht e ka thelbësor.

Goli me penallti ndaj Udineses dhe ai vendimtar ndaj Portos në Champions League janë dëshmi se ka përmirësime dhe se puna po jep fryte. E tani, pas ndeshjes pa gol në Bolonja, kthehet në shënjestër një objektiv për sulmues të mëdhenj: 50 gola në Serie A.

Sulmuesi i Interit është në fakt në kuotën e 49 golave dhe Lecce është në rrugën e tij. Një skuadër që zakonisht i sjell 29-vjeçarit një dozë të mirë fati: verdhekuqve Lukaku i ka shënuar në debutimin e tij në Giuseppe Meazza në 2019 dhe ai gjithashtu i shënoi puljezëve gushtin e kaluar në ditën e debutimit të tij të dytë pas rikthimit nga Chelsea.

Herën e vetme që ai nuk shënoi, ka qenë në janar 2020 në Via del Mare, kur zikaltrit u përballën me një barazim të vështirë 1-1.

Shumë lojtarë kanë shënuar 50 gola, por janë shumë të paktë ata që kanë bërë të njëjtën gjë edhe në Premier League.

Në festën e radhës, Lukaku në fakt do të hynte në një rreth shumë të vogël sulmuesish efektivë si në Angli ashtu edhe në Itali. Deri tani në këtë klub bëjnë pjesë vetëm Gianfranco Zola, Edin Dzeko dhe Cristiano Ronaldo.

Me kthimin e tij nga Chelsea, i gjithë ambienti zikaltër e kishte parashikuar këtë arritje mes verës dhe vjeshtës, por dëmtimet e  shtynë objektivin në portat e pranverës. Sidoqoftë, kundër Lecce ose jo, Romelu shumë shpejt do të futet të bëjë pjesë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat