Pavarësisht sezonit të dobët, sulmuesi i Liverpoolit beson se mund ta arrijnë top katërshen

Futboll

Pavarësisht sezonit të dobët, sulmuesi i Liverpoolit beson se mund ta arrijnë top katërshen

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:14
Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, beson se skuadra e tij mund ta përfundojë këtë sezon të vështirë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur të pozicionohen në top katërshe, për një kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Liverpool ka duruar një fushatë zhgënjyese, por mund të lëvizë në vetëm tre pikë pas Tottenhamit të vendit të katërt nëse mund Manchester Unitedin në Anfield të dielën. Spurs humbën mundësinë për të përforcuar pozitën e katërt kur u mposhtën dje nga Wolves në Molineux dhe Jota thotë se ekipi i tij është gati të përfitojë.

"Unë besoj se mund të përfundojmë në top katërshe. Tottenham është i katërti, por ne kemi disa ndeshje në dorë," tha ai. "Ne mund ta bëjmë këtë. Me Unitedin është gjithmonë një lojë speciale, por tre pikët janë gjithashtu të rëndësishme për të gjithë duke respektuar kohën që po kalojmë. Kjo lojë vjen në momentin e duhur."

Lëndimet kanë luajtur një rol në fushatën dërrmuese të Liverpoolit, por Jota tani është rikthyer në gjendje fizike për të luajtur pasi pësoi një dëmtim në tetor, për të munguar edhe në Kupën e Botës. Portugezi nuk e ka hapur ende llogarinë e tij në Premierligë këtë sezon, por do të shpresojë ta bëjë këtë në Anfield kundër djajve të kuq.

Mohamed Salah është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Liverpoolit kundër United në të gjitha garat me 10 gola. Nëntë nga këto gola janë bërë në pesë paraqitjet e tij të fundit kundër tyre, me egjiptianin që ka shënuar në çdo ndeshje në atë ecuri.

Të kuqtë presin Unitedin në formë të dielën, por nuk kanë humbur në shtëpi ndaj djajve të duq në ligë që nga janari 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat