Messi drejt Inter Miamit?

Futboll

Messi drejt Inter Miamit?

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:40
Messi

Shanset që Lionel Messi të kalojë në MLS këtë verë janë rritur nga komisioneri i ligës, Don Garber.

Inter Miami është lidhur me një lëvizje të dyfishtë të verës për të nënshkruar me “pleshti” dhe ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Serxhip Buskets në qershor.

Kontratat e dy lojtarëve me klubet respektivë skadojnë në verë dhe nuk ka asnjë konfirmim mbi planet e tyre për të rinovuar në këtë fazë.

Pavarësisht besimit të dy klubeve për t’i mbajtur dy lojtarët, spekulimet mbeten të vazhdueshme mbi mundësinë për një transferim në SHBA.

Garber u pyet për pikëpamjen e tij për largimin e Mesi-t nga Europa në muajt e ardhshëm, pasi më parë ishte shprehur hapur për potencialin që yjet e moshuar t’i bashkohen MLS, për një kontratë të fundit të majme.

“Ne kemi të bëjmë me lojtarin ndoshta më të veçantë në historinë e lojës. 

Pra, kur ka zëra se ai është i lidhur me Inter Miami, kjo është fantastike. Nëse do të mund të ndodhte, do të ishte e mrekullueshme për MLS-në, e frikshme për Mesi-n dhe familjen e tij, dhe si çdo gjë me ne, ne përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi.

Nuk mund të jap më shumë detaje, sepse nuk i kemi”, tha ai gjatë një interviste për “The Athletic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat