Trajneri i Freiburg ndez sfidën me Juven

Futboll

Trajneri i Freiburg ndez sfidën me Juven

Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:24
Christian Streich

Është një ndeshje Roma-Juventus për të luajtur përpara se të mendohet për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League kundër Freiburg të planifikuar për të enjten në Allianz Stadium.

Megjithatë, trajneri gjerman Christian Streich vendosi të ndezë menjëherë ndeshjen ndaj bardhezinjve, duke folur për këtë në fund të ndeshjes së Bundesligës të barazuar 0-0 ndaj Borussia Monchengladbach:

“Zakonisht është ‘Gladbach që luan në kompeticione të caktuara, por tani është Freiburg ai që luan me Juventusin. Djemtë bënë një punë aq të mirë sa ne tani mund të shkojmë në Torino.

Është e pabesueshme”.

Pasi vlerësoi punën e tij, trajneri 57-vjeçar vendosi të tregojë se si ka rënë vlerësimi i tij për klubin e Juventusit (edhe pse pa e përmendur në mënyrë eksplicite) në periudhën e fundit:

“Unë u rrita me këto klube si fëmijë dhe gjithçka ishte e pabesueshme, ata kishin lojtarë të mrekullueshëm. Por më pas shoh se çfarë po ndodh tani, veçanërisht me ekipet e mëdha në Spanjë dhe Itali, dhe e kuptoj se romanca ka marrë fund”.

Një thumbim i qartë në lidhje me dënimin prej 15 pikësh të vendosur ndaj Juventusit dhe problemet e ngjashme financiare që Barcelona po përjeton në Spanjë. Streich ka dhënë edhe mendimin e tij në lidhje me Superligën, duke i dhënë “këshilla” Juventusit:

“Klubet e mëdha që duan të themelojnë Superligën për të fituar edhe më shumë para, para së gjithash duhet të sigurohen se po i menaxhojnë siç duhet ato që kanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat