Tetova u shpreh tepër i lumtur për fitore

Futboll

Tetova u shpreh tepër i lumtur për fitore

Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:41
Tetova

Egnatia arriti një fitore të madhe përballë Kastriotit në shtëpi me rezultatin 4-1 në sfidën e javës së 24-të të Superiores.

Pas sfidës, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore.

“Fusha jonë ishte kthyer në një makth psikologjik. Fituam në një lojë që e dominuam.

Patëm dhe ne luhatjet tona si dalja me të kuq e Kacbufit. Ishte dhe fati me ne, si humbja e penalltisë nga Kastrioti.

Shënuam dhe golin e katër dhe çdo gjë përfundoi.

Tani duhen pikët. Këto ndeshje i fitojnë trajnerët.

Gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pikë e kampionatit. Tre pikët e marra na ngritën në vendin e dytë. Mendojmë për ndeshjen e radhës tani. Thyem këtë pjesën psikologjike në stadiumin tonë dhe tani jam i kënaqur.

Ne kemi kontingjent lojtarësh. Kishim tre mungesa. Edhe Xheksoni ka shfaqur probleme gjatë javës. Mendoj se çunat që u paraqitën janë për t’u përgëzuar. Duamena nuk është në 100% e vetë, ka akoma shumë për të dhënë.

E thashë dhe përpara që momenti i pritjes së penalltisë ishte si një marsh më tepër. Aty mund të ndryshonin shumë gjëra”, u shpreh Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat