Debati i Mourinhos me gjyqtarin e katërt për shqiptarin hyn në histori

Futboll

Debati i Mourinhos me gjyqtarin e katërt për shqiptarin hyn në histori

Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:06
Mourinho

Përplasja e pazakontë mes Jose Mourinhos dhe gjyqtarit të katërt Marko Serra gjatë ndeshjes mes Cremoneses dhe Romës, mund të hyjë në historinë e futbollit italian.

Jo vetëm për faktin se kartoni i kuq i Murinjos është pezulluar përkohësisht dhe ai mund të jetë në pankinë në ndeshjen Roma - Juventus.

Drejtësia sportive tani po mbledh fakte për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në ato minuta të para të pjesës së dytë të ndeshjes.

Murinjo protestoi për një faull ndaj Kumbullës që nuk u dha dhe gjyqtari i katërt e portugezi shkëmbyen batuta nga të cilat u tensionua situata dhe trajneri mori të kuq.

Avokatët e Romës në këto ditë kanë mbledhur video të ndryshme të cilat sipas tyre verifikojnë një fjalor të papërshtatshëm të gjyqtarit torinez ndaj Mourinhos.

Ndërkohë, nga ambientet pranë organeve të drejtësisë sportive, pritet që ai të pezullohet dhe të niset një hetim për të.

Një gjë e tillë nuk ndodhte për një gjyqtar që nga periudha e “Calciopoli”, si për të treguar se sa ngjarje e rëndë vlerësohet sjellja e tij.

Nëse vërtetohen akuzat e romanistëve, atëherë gjyqtari italian pritet të përjashtohet përfundimisht nga listat e Serisë A dhe B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat