Valencia proteston ashpër

Futboll

Valencia proteston ashpër

Më: 5 mars 2023 Në ora: 19:46
Pamje nga ndeshha Barcelona - Valencia

Barcelona rikthehet te fitorja, pasi mposhti jo pa mundim Valencian dhe çoi përkohësisht në 10 pikë diferencën me Realin e Madridit ndjekës.

Në “Cmp Nou”, katalanët e nisën vrullshëm dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 15’ me anë të brazilianit Raphinha, i cili shfyrtëzoi një pasim mjeshtëror të Busquets.

Gjithçka po shkonte mirë për katalanët, që në minutën e 55-të patën rastin të dyfishojnë, por Ferran Torres shpërdoroi penalltinë, duke gjuajtur në shtyllën e portës së valencianëve.

Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen, mendoi Araujo, që bëri një faull si lojtar i fundit në të 59-ën dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijtë me 10 futbollistë.

Gjithsesi të besuarit e Xavit ia dolën të rezistojnë edhe me një lojtar më pak, duke u rikthyer te fitorja, që i çon përkohësisht në kuotën e 62 pikëve, 10 më shumë se Reali i Madridit, që luan sonte në transfertën andaluze ndaj Betisit.

Megjithate, sfida pati edhe nje polemike te madhe qe ne rrjetet sociale ka marre shume shkendija tani…

Eshte nje kontakt i Franck Kessie brenda zones se rreptesise ndaj kundershtarit qe arbitri nuk e ka konsideruar si faull dhe as VAR. Valencia ka protestuar hapur…

Tifozeria e tyre ne rrejtet sociale kerkon: “Pse VAR nuk e pa rastin dhe therriti arbitrin?!”

Ne fakt, shume tifoze kane postuar nje rast te ngjashem te Carvajaal ndaj Betis Sevilla qe eshte akorduar penallti dhe qe e njejta rregullore nuk ka funksionuar.

Penalltia e mundshme e Valencias mund te vuloste 1-1 ne Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat